Telenews

Agim Ademi: Me këmbë të mbarë me Adidas!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar nisjen e bashkëpunimit të ri me gjigantin botëror Adidas, duke e cilësuar këtë si një kapitull të ri për futbollin kosovar.

“Me këmbë të mbarë me Adidas! Nga sot, Kosova vishet me Adidas. Një kapitull i ri që na jep forcë, krenari dhe energji për suksese të reja”, ka deklaruar Ademi.

Kreu i FFK-së ka uruar që partneriteti me sponsorin e ri teknik të sjellë arritje të mëdha për ekipet kombëtare të Kosovës, ndërsa nga finalja e UEFA Conference League në Leipzig u ka dëshiruar Dardanëve grumbullim të suksesshëm për dy ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës.

Të ngajshme

The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezonit në Premier League

KushtrimGuraj

Genc Nuza kërkon dënim për FC Ferizajn dhe presidentin Lulzim Abazi

Rrezarta Ramaj

Aro Muric në mesin e më të mirëve në Serie A këtë sezon

Valjeta Turkaj