Telenews

Aksident i rëndë në Drenoc të Klinës, pesë të lënduar

 

 

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenoc të Klinës.Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit të Pejës.

“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve”, deklaroi Gashi.

Të ngajshme

Gashi: Kërkesa të mëdha edhe nga diaspora, pata katër raste shkurorëzimi brenda ditës (VIDEO)

Donat Hashani

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Donat Hashani

Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjetën trupat e vdekur të dy prindërve dhe djalit të tyre

Donat Hashani