Telenews

Aksident mes një automjeti dhe kamioni në Dobërdelan, humb jetën një 58-vjeçar – lëndohet pasagjerja

Një aksident mes një kamioni dhe automjeti ka ndodhur sot, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një automjeti, drejtuesi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkaq, bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

 

“Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit.”, tha tutje ai.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj