Telenews

AKSION I MADH NË QENDRAT E MASAZHEVE, ARRESTOHEN KAQ PERSONA DHE MBYLLEN KAQ LOKALE

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj) ka bërë të ditur se ka hartuar planin operativ i cili me datë 15 dhe 16 mars 2022 është zbatuar duke realizuar kontrolle në qendra të ndryshme të masazheve.
Siç njoftohet, hetuesit policorë nga DHTQNj këtë plan e kanë realizuar në bashkëpunim me inspektorë të MTI-së dhe me ATK-në.
Gjatë realizimit të operacionit janë kontrolluar/inspektuar 57 (pesëdhjetë e shtatë) qendra masazhi.
Po ashtu janë iniciuar dy raste për përfshirje të të dyshuarve në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.
Lidhur me këtë janë arrestuar gjashtë të dyshuar, prej tyre dy janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë me aktvendim të prokurorit.
Nga inspektorët kompetentë janë mbyllur 14 lokale dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.
Gjatë realizimit të operacionit policor janë legjitimuar 107 (njëqind e shtatë) persona (96 femra, dy të mitura dhe 11 meshkuj). Nga personat e legjitimuar, me shtetësi të huaj janë hasur 19 (nëntëmbëdhjetë) nga Shqipëria, 4 (katër) nga Tajlanda dhe 1 (një) nga Rumania. Shtetaset e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe Huaj e PK-së.

Të ngajshme

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Donat Hashani

Për pesë vende pune në Fushë Kosovë, konkurruan 67 mjekë

Donat Hashani

Hamza në Prizren: Jemi bashkuar këtu për një betim për familjet tona, për të ardhmen tonë

Erzana Fazliu