Telenews

Aksioni “Brezovia 6”, të arrestuar katër zyrtarë të shtetit

Nga shtatë të arrestuar në aksionin e sotëm në disa lagje të Prishtinës në aksionin “Prishtina”, katër prej tyre janë persona zyrtarë.

Kështu ka bërë të ditur, prokurori i rastit Rasim Maloku.

Nga katër aksionet në rastin e ashtuquajtur “Brezovica”, deri më tani janë arrestuar 26 të dyshuar, prej të cilëve 4 janë liruar në procedurë të rregullt dhe 19 prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit, kurse u janë bllokuar afër 6 milionë euro.

Në mesin e këtyre të arrestuarve, është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, i cili dyshohet se ka përfituar 1 milion euro jashtëligjshëm nga dhënia e lejeve për ndërtim të villave në zonën e Brezovicës.

Po ashtu, nga ky aksion u arrestuan zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) dhe pronarë të kompanive të ndryshme ndërtimore, përfshirë këtu edhe Arben Çitakun, ish-sekretar i Ministrisë së Ambientit si dhe S.I, kryetarin e bordit të “Ski Center Brezovica“ dhe doganierin N.G.

Ndryshe, aksioni “Brezovica”, filloi më 21 dhjetor 2021 dhe është i udhëhequr nga prokurori Rasim Maloku nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, të cilët kanë zhvilluar këtë aksion në Komunën e Shtërpcës.

Fillimisht në këtë aksion, me urdhër të prokurorit, janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar, ndërsa në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë të tjerë dhe disa pronarë të firmave, për shkak të dyshimit për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të ngajshme

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani