Telenews

Aktorja Jossara Jinaro humb betejën me kancerin në moshën 48 vjeçare

Aktorja e serialit të njohur mjekësor amerikan ER, Jossara Jinaro ka humbur jetën pas një beteje me kancerin.

Bashkëshorti i saj Matt Bogado dha lajmin e trishtë në një postim në Facebook, të shoqëruar me një foto familjare.

“Me trishtim të madh njoftoj se gruaja ime Jossara Jinaro ndërroi jetë sot më 27 prill 2022”, shkruante ai. Ajo ishte 48 vjeçe.

Aktorja me origjinë nga Brazili ishte rritur në Kolumbi para se të emigrante në SHBA bashkë me familjen.

Në moshën 16 vjeçare ajo u largua nga shtëpia e prindërve për të ndjekur karrierën e aktrimit me një agjent talentesh në Chicago.

Në 2009 ajo u rikthye në Kolumbi për të luajtur në telenovelën “La Bella Ceci y El Imprudente”, dhe më pas u rikthye në Los Angeles për të luajtur në serialin East Los High dhe më pas në serialin e njohur mjekësor ER.

Në homazhe bashkëshorti i saj shkruante: “Jossara luftoi me guxim kancerin dhe gjithë kohës kishte mbështetjen e familjes së saj”.

“Ajo ishte një bashkëshorte e jashtëzakonshme, shoqe dhe artiste. Edhe në momentet e fundit ajo vazhdonte të luftonte. Tani ajo rri në paqe dhe do të kujtohet përgjithmonë”.

Të ngajshme

Atletico Madrid përdorë këngën e Ledri Vulës për sondazhet e klubit

Donat Hashani

Mc Kresha dhe Lyrical Son me bashkëpunimin e ri ”Perla” (VIDEO)

Edmond Vila

Producenti Ilir Geci “dridh” Stambollin me eventin “The Best Of Europe Awards 2024”

Edmond Vila