Telenews

Al Trade për Ditën e Fëmijëve mbjell fidane në tri komuna të Kosovës!

Kompania “Al Trade”, në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka vendosur të mbjellë fidane në tri komuna të Kosovës; Prishtinë, Fushë Kosovës dhe Drenas.
E pikërisht në këto tri komuna, kompania “Al Trade”, e ka të shtrirë afarizmin biznesor.
Por, kompania në fjalë vazhdimisht ka kontribuar në forma të ndryshme për aktivitete dobiprurëse të shoqërisë.
Kësisoj e konsideron edhe mbjelljen e fidanëve, pasi fëmijët mund të rritën të shëndetshëm vetëm në një ambient të pastër.
Këto veprime të kompanisë “Al Trade”, i ka vlerësuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Faleminderit që jeni këtu sot në kohën kur edhe po i mbjellim këta fidanë për Ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Ky është edhe një kontribut i komunitetit në këtë rast i Al-Trade për mbjelljen e drunjve për të treguar që faktikisht ne duhet ta ruajmë natyrën, hapësirat e gjelbra, të krijojmë edhe hapësira të tjera të gjelbra dhe të jemi në ndërlidhshmëri me planetin tokë, sepse vetëm një e kemi” , ka thënë Rama.
Gjatë këtyrre fjalëve të kryetarit të kryeqytetit, prezent ka qenë edhe drejtori i “Al Trande”, Sokol Gashani.
Sipërmarrësi kosovar ka thënë se kompania e tij tashmë veç e ka bërë traditë që të të bashkëpunojë me komunat e vendit.
“Jemi shumë të kënaqur që sot jemi pjesë e një dite të madhe ditës së fëmijëve. I uroj të gjithë fëmijëve të globit kryesisht fëmijëve të vendit tonë që t’iu prijë shëndeti, fati dhe sukseset në jetë”, ka thënë Gashani. “Tash për ne si kompani është bërë tradicionale në disa komuna që jemi bashkëpunëtorë të komunës dhe iu bashkëngjitemi brenda mundësive tona aktiviteteve të tyre sado që ato janë simbolike, por dëshira jonë është që këto bashkëpunime me komunën le të mbesin si mesazh për gjithë kompanitë që së bashku të ofrojmë diçka për shoqërinë tonë e kryesisht për fëmijët tonë që janë e ardhmja jonë dhe shpresa jonë për vendin tonë. Dëshiroj sa më shumë të rritet numri i bashkëpunëtorëve”.për kontributin e shoqërisë dhe besoj se së bashku do të jemi edhe më të lumtur”.
Mbjellja e fidanëve i kontribon natyrës, rrjedhimist zhvillimi i fëmijëve është garancia e së ardhmes.
Por, këtë shembull të kontrbutit biznesor në komunitet duhet ta ndjekin të gjitha kompanitë, ka thënë Arben Shala, nënkryetar i Komunës së Fushë Kosovës.
Përndryshe, në  Fushë Kosovë  mbjellja e fidanëve u bë në shkollën fillore – në praninë e drejtorit komunal të arsimit, Samir Shahinit.
Kompania “Al Trade” edhe në të kaluarën ka organizuar aktivitete të ngjashme. /Telenews


 
 

Të ngajshme

Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon për mbështetjen – kërkon fundin e femicidit

Rrezarta Ramaj

Matoshi larg me politikën aktuale, harron që Abdixhiku e propozoi Osmanin për Presidente: A more Binush, po më dhimesh me kënd ke punë

Blearta

Miri i jep fund thashethemeve për një ‘krisje’ me gruan e tij, ndërsa publikon fotografi duke u puthur me të

Blearta