Telenews

ALARMANTE – AZEMI: NËSE VAZHDON TRENDI I IKJES SË TË RINJVE, VITIN TJETËR SEKTORI PRIVAT S’DO TË KETË PUNËTORË NËN 50 VJEÇ

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, vlerëson si qëllim mirë iniciativën e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.
Azemi, në “Info Magazine”, thotë se pozitë dhe opozitë duhet të shqetësohen më shumë për ikjen e të rinjve pasi nëse vazhdon ky trend – vitin që vjen në sektorin privat nuk do të ketë të punësuar nën moshën 50 vjeçare.
“Nëse nga Qeveria ndahen edhe 10 cent për punëtorët e sektorit privat është një lëvizje të cilën e çmojmë dhe mendojmë se është qëllim mirë. Megjithatë, ne në bazë të një llogarie që kemi bërë me këto 100 euro që qeveria ka nda për punëtorët e sektorit privat të mos harrojmë që brenda 365 ditëve që i ka viti me këto 100 euro mund të mbulojmë shpenzimet e katër eventualisht pesë ditëve”.
“Gjendja është shumë e rëndë, pasi për katër muaj rreth 200 mijë punëtorë të sektorit privat në Kosovë kanë ikur jashtë. Nuk e di se si nuk japin angazhim më të madh pozitë dhe opozitë që këtë ikje ta ndalojmë sepse nëse vazhdon ky trend – mendoj se në vitin 2023 nuk kemi me pas punëtorë të sektorit privat nën moshën 50 vjeçare” tha Azemi.

Të ngajshme

Përfundon takimi me Osmanin, Escobari dhe Lajçaku takojnë krerët e opozitës

Furtuna Zejnullahu

Drejtori i Policisë: Kemi synim që ta bëjmë 50-50 gjininë në Policinë e Kosovës

Donat Hashani

Grenell për fjalët e komandantit të KFOR-it: Akuzat ndaj Kurtit janë serioze

Furtuna Zejnullahu