Telenews

ALARMANTE: GJASHTË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE, VETËM NË 24 ORËT E FUNDIT NË KOSOVË

Sipas raportit të policisë, gjashtë raste të dhunës në familje, janë raportuar në 24 orët e fundit.
“Djali rrah babain, gruaja rrah burrin e burri gruan dhe motra sulmon fizikisht motrën”, janë vetëm disa nga rastet e dhunës që ndodhën ditën e fundit në Kosovë.
Mëposhtë mund t’i shihni rastet e dhunës, të raportuara në Policinë e Kosovës:
Suharekë , 07.04.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rr. Beqir Kastrati, 07.04.2022 – 02:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave kosovarë (bashkëshortes dhe djalit). Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor. Bashkëshortja është vendosur në strehimore ndërsa djali i cili është nga tjetër martesë është marr nga zyrtarët për punë sociale. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.
• Malishevë, 07.04.2022-18:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Palët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.
Vushtrri, 06.04.2022 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
• Mitrovicë, 05.04.2022 – 18:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta është agresive ndaj bashkëshortit të saj dhe fëmijëve të tyre. E dyshuara ka pranuar se është agresive dhe ka pranuar të marr trajtim psikiatrik. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Shtime , Ferizaj, 07.04.2022-19:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër Shtetase e Shqipërisë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Tërhiqet trupi i pajetë i kosovarit me nënshtetësi norvegjeze që vdiq në një burg në Serbi

KushtrimGuraj

Voziti nën ndikimin e alkoolit, i merret leja për 1 vit e gjobitet me 500 euro

KushtrimGuraj

Prishtinë: Vdes çiklisti pasi goditet nga një automjet

KushtrimGuraj