Telenews

Albin Kurti: Mirënjohje për ushtarët amerikanë për kontributin në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për ushtarët amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës, si dhe në sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të vendit.

Në një postim në rrjetin social X, me rastin e Ditës Përkujtimore (Memorial Day) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti tha se falënderimi vjen në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës.

“Me rastin e Ditës Përkujtimore, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përcjell falënderimet e republikës sonë për të gjithë ushtarët amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin tonë dhe në sigurinë e prosperitetin e vazhdueshëm të vendit”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se kjo ditë është edhe moment për të kujtuar ata që kanë dhënë jetën për vlerat e lirisë, barazisë dhe demokracisë.

“Në këtë ditë solemne, le t’i kujtojmë gjithashtu të gjithë ata që dhanë jetën për vlerat e përjetshme të lirisë, barazisë dhe demokracisë”, ka shkruar Kurti.

Të ngajshme

Mbi 1.5 milionë pelegrinë kanë mbërritur në Mekë për haxh

Valjeta Turkaj

Izolim maksimal dhe dizajn modern me Grezda Group

Valjeta Turkaj

Musliu: VV-ja po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Valjeta Turkaj