Për këtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shpallur një konkurs, në të cilin Blerim Isufaj është renditur i pari në garë për ta pasuar Lumezin, i cili ishte në këtë pozitë tash e shtatë vite.
Sipas ligjit, kandidati që merr shumicën e votave dërgohet te presidenti i vendit për dekretim. Ndonëse sot është afati i fundit, presidentja e vendit Vjosa Osmani ende nuk e ka bërë emërimin për këtë pozitë.
Këshilltari për Media i Presidencës Bekim Kupina, dje në një përgjigje për teve1.info ka bërë të ditur se presidentja Osmani po e trajton emërimin e kryeprokurorit të propozuar.
Kupina shtoi se stafi i presidentes ka filluar konsultimet dhe Osmani do të vazhdojë takimet në ditët në vijim.
“Në përputhje me kompetencat kushtetuese, Presidentja po e trajton emërimin e kryeprokurorit të propozuar. Do të kërkojmë dokumentacion shtesë sa i përket këtij propozimi, sikurse do t`i dëgjojmë të gjitha palët e përfshira në monitorimin e këtij procesi, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët tashmë i kanë paraqitur vërejtjet e tyre për këtë proces. Do të merren parasysh vërejtjet dhe pas trajtimit të hollësishëm, Presidentja do ta marrë një vendim. Stafi i Presidentes tashmë ka filluar këto konsultime, ndërkaq Presidentja do të vazhdojë takimet në ditët në vijim”, është shprehur Kupina.
Përfaqësuesit ndërkombëtar dhe shoqëria civile në Kosovë kanë kritikuar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të Shtetit. Ata rekomanduan që i tërë procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të anulohej dhe të përsëritej, në mënyrë që të evitoheshin shkeljet procedurale dhe defektet e evidentuara.
Por kritikat u hodhën poshtë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili në reagimin për publikun tha se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit ishte plotësisht legjitim.
Në garën për kryeprokuror të shtetit ishin Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë e Prishtinës, Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë së Prishtinës, Lulzim Sulejmani, prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit dhe Shqipdon Fazliu prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit.