Alfio Rrotani është një prej shefave të kuzhinës më të njohur, i cili ka disa kohë në një lidhje të bukur dashurie me Joana Gjonajn. Ndryshe prej tij, ajo nuk i përket botës së ekranit, pasi në profesion është inxhiniere ndërtimi, por dashuria, siç tregojnë vetë në këtë intervistë të parë në programin “Rudina” në Tv Klan, erdhi nga stomaku.
Çifti u njoh përmes shoqërisë së përbashkët dhe nga takimet e para pati një kimi të pashpjegueshme që tani është kthyer në një pritje të ëmbël të frytit të tyre të dashurisë. Joana është thuajse në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe po presin një vajzë.
Alfio Rrotani: U bëmë shokë të mirë nga shoqëria e përbashkët dhe Joana asokohe merrej me një lloj biznesi ku kishte diçka që mua më interesonte si restorant dhe tha ore do të më sjellësh një katalog se më duhen X produkte, por ishte fjala për një blerje shumë të madhe dhe normalisht vjen edhe si shoqe, por për punë, takim pune. Jemi ulur, kemi konsumuar një gotë verë, kemi vazhduar me darkën dhe atëherë që ishte takimi i parë…
Joana Gjonaj: Darka nuk ishte e parashikuar në takimin e punës, pra ndodhi aty.
Alfio Rrotani: Vetëm për punë nuk folëm. Kjo ndodhi tri herë radhazi. Unë isha i interesuar për produktet se ne ishim thjesht shokë, kështu që ndodhën gjërat dalëngadalë.
Rudina Magjistari: Që në takimin e parë ndezi diçka aty.
Joana Gjonaj: Ishte klient shumë i mirë potencial, ishte klienti im, por u bë njeriu im.
Alfio Rrotani: Tentova ta puthja njëherë, por hëngra një shpullë shumë të fortë dhe thashë okej, do të rrimë shokë, s’ka problem, por gjërat erdhën natyrshëm.
Joana Gjonaj: Gjak malësoreje!
Rudina Magjistari: Gjërat kanë qenë të qarta që në fillim. Pse të pëlqeu Alfio?
Joana Gjonaj: Gjëja e parë që unë e vlerësoj dhe është ndër bazat e marrëdhëniet, janë parimet e Alfios që nuk besoja që mund të gjeja një çun që kishte akoma parime familjare e shoqërie. Ngela “uau”. Që në momentin e parë që diskutonim pafund dhe isha tërë kohës e habitur me mënyrën sa shumë i vlerësonte disa parime bazë njerëzore që njerëzit sot nuk i kanë ose i mendojnë.
Rudina Magjistari: Po ty Alfio?.
Alfio Rrotani: Është ky mentaliteti që do të gjesh dikë që është e kundërt me ty sepse të kundërtat tërhiqen, por nuk është fare e vërtetë.
Rudina Magjistari: Ka rënë ajo teori me kohë.
Alfio Rrotani: Në momentin që ti bisedon ke të njëjtat dëshira, qëllime, hobi, interesa të përbahskëta s’ka gjë më të bukur. Këto muaj që jemi bashkë jemi 24 orë në ditë çdo ditë. Nuk ndodh që jemi larguar me njëri-tjetrin se bashkë merremi edhe me biznesin, i japim forcë njëri-tjetrit. Ke një shok jete vërtet ku nuk ka keqkuptime në mes. Është diçka tepër e bukur për ta përshkruar, nuk e përshkruan dot si funksionon.
Në fund të intervistës, pasi i dhuroi edhe një buqetë me trëndafila rozë, Alfio i bëri edhe një deklaratë dashurie gjysmës së tij.
Alfio Rrotani: Shpresoj që të vazhdojmë siç jemi, siç jemi njohur dhe të vazhdojmë kështu, pa asnjë lloj ndryshimi. Do të isha i lumtur të vazhdoj jetën duke plotësuar gjërat që ne bisedojmë dhe ta mbyll jetën siç e kam qejf.

