Telenews

Aliu i reagon Tahirsylajt: E keni lënë IHMK-në me një teknologji primitive

Koordinatori dhe Parashikuesi i Motit në Institutin e Hidrometerologjisë së Kosovës, Besim Aliu, i ka reaguar profesorit të Meterologjisë, Sylë Tahirsylajt, i cili dje në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se IHMK nuk ka asnjë inxhinier të Meteorologjisë, dhe se sipas tij, Instituti nuk ka bërë parashikimin e motit me kohë lidhur me stuhinë e së  hënës, ku një 30 vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e rënies së lisit.
Në reagimin e tij,  Aliu tha se pretendimi i Tahirsylajt nuk qëndron.
“Të gjithë ju e keni pranuar parashikimin ditën e diel (5.06.2022), ndërsa stuhia ka ndodhur ditën e nesërme, më  6.06.2022, e keni edhe prononcimin tonë në RTK, ku qytetarët i kemi njoftuar 7 orë më herët për stuhinë”.
Sa i përket mungesës së inxhinierëve, Aliu tha se ata kanë munguar edhe në kohën kur Tahirsylaj ka qenë pjesë e Institutit, dhe se sipas tij, vetë Tahirsylaj nuk ka qenë inxhinier i meteorologjisë.
“IHMK ka një staf shumë të kufizuar sepse kjo është si pasojë e menaxhimit dhe vizionit të dobët të tij. Në kohën sa ishte drejtor nuk e ka pas idenë se si duhet të funksionoj  IHMK”, ka shkruar Aliu për Tahirsylajn.
Tutje Aliu bëri një krahasim të numrin të punëtoreve në Institutin e Kosovës dhe ata të rajoneve:
Kosova – 13 punëtor
Mali i Zi – 113 punëtor
Maqedonia – 189 punëtor
Kroacia – 363 punëtor dhe
Serbia – 530 punëtor
“Ja vizioni i një ish drejtori i cili e pat lënë IHMK-në me një teknologji primitive, me tri stacione manuele dhe me një staf tejet simbolik. Kemi pasur shumë oferta nga jashtë për të marr pjesë në trajnime sa i përket fushës së meteorologjisë, por i njëjti  gjithmonë i ka refuzuar me pretekstin se IHMK nuk i duhen njerëz. Me ikjen e tij nga IHMK është bërë revolucion në teknologji dhe në trajnime, sepse i kemi ndjekur të gjitha, por ky numër kaq i vogël i punëtorëve edhe sot na ka krijuar vështirësi të papara dhe shtetet e rajonit po habiten se si mundemi me funksionu me ketë staf kaq simbolik”, ka shkruar Aliu në reagim.
“Uroj që Ministri i Mjedisit të veproj sa më shpejtë dhe të  nëntëfishoj numrin e stafit, të pranohen gjenerata te reja,  fizikant , gjeograf dhe të dërgohen në trajnime jashtë vendit , sepse jemi shumë të vonuar në ketë segment”.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, Rama thotë se Çekun s’e duan as anëtarët e LVV-së në Prishtinë

Donat Hashani

Raporti i IPK-së trondit: Pa hetues, pa ekipe, pa reagim (VIDEO)

Donat Hashani