Telenews

Ambasadori francez: Kosova ta dërgojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin

Ambasadori francez, Oliver Guerot ka thënë se nëse Kosova do që ta fitojë votën në Këshillin e Evropës, duket të bëjë hap konkret rreth Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ndër të tjera Guerot thotë se ky hap mund të bëhet nëse Kosova e dërgon draft-statutin e asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

ndaj Kosovës që nga ditët e para, që nga viti ‘99 e më tutje, dhe pastaj një mbështetje të palëkundur për integrimin evropian dhe institucionet evropiane të Kosovës, ku Këshilli i Evropës është një prej tyre”, tha si fillim ambasadori francez në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kosova mund të bëjë disa gjëra për të rritur gjasat që ta fitojë këtë votim, dhe ajo që duhet të bëhet dhe për qëndrimin tonë duhet ta bëjë, është që të bëjë hapa konkret drejt themelimit apo krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Hap konkret nuk do të thotë krijim i plotë, është një hap, diçka reale, diçka konkrete dhe për mua çka do të thosha, diçka të pakthyeshme, diçka që nuk mund të tërhiqet pasi të jetë kryer kjo punë, ajo që të cilën e kanë të gjithë parasysh, besoj unë, duke iu referuar draft-statutit të asociacionit që BE-ja ka hartuar për ta dërguar atë në gjykatën kushtetuese në përputhje me procedurat e duhura”, tha Guerot.

source

Të ngajshme

Aksion i policisë, të arrestuar për mashtrim me prona të shtrenjta

Donat Hashani

Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!

Donat Hashani

Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të propozimit të tyre

Donat Hashani