Telenews

Ambasadori i BE-së për sulmet ndaj gazetarëve: Akte të tmerrshme dhune, janë të papranueshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Në reagimin e tij, Szunyog ka thënë se akte të tilla të tmerrshme dhune janë të papranueshme.

“I dënoj fuqishëm sulmet ndaj ekipeve të RTK dhe Tëvë1. Akte të tilla të tmerrshme dhune janë të papranueshme. Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në një mjedis të sigurt. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

 

Ndryshe, policia ka konfirmuar të premten se nëntë gazetarë të mediave të Kosovës janë sulmuar gjatë ditës në Leposaviq, të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke raportuar për zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Sipas policisë, disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj