Telenews

Ambasadori i Gjermanisë: Shqetësues fakti se Lista Serbe nuk e dënoi djegien e veturave në Veri!!

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas djegies së veturave me tabela në RKS në veri dhe mosdënimin e këtij akti nga Lista serbe.

Ai ka pyetur Listën Sërpska pse nuk po i dënojnë këto incidente, duke e quajtur si shqetësues këtë fakt.

“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe, Lista Serbe ka paralajmëruar rezistencë pas arrestimit të një të dyshuari për djegien e veturave.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Rrezarta Ramaj