Telenews

Ambasadori Rohde: U fituan zemrat dhe mendjet në Asamble, tani pesha e rëndë- Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës(KiE) ka votuar pro Kosovës që ta vazhdojë rrugëtimin edhe më tej drejt anëtarësimit në KiE.

Për këtë votim pozitiv në KiE ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde.

Rohde ka thënë se u fituan zemrat dhe mendjet në Asamblenë Parlamentare, por pastaj ka thënë se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime.

“Duke fituar zemra dhe mendje në @PACE_News: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X.


source

Të ngajshme

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Rrezarta Ramaj

Kurti: U kam shkruar kryetarëve të partive opozitare në orën 21:00 që të vijnë në seancën e mbrëmshme, por nuk kanë kthyer përgjigjje

Rrezarta Ramaj

“Irani ndodhet në gjendje kolapsi”/ Trump: Po na kërkon që të hapim Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj