Telenews

Amir Rrahmani tregon pse trajneri i grekëve e shau pasi ai protestoi te gjyqtarët

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje dje në ndeshjen ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e  zhvilluar në stadiumin “Panthessaliko” përfundoi me rezultatin 0:2.
Ndeshja u përshkrua me tensione të shumta, teksa ishin grekët që nuk i ndalen provokimet që nga fillimi e deri te mbarimi i ndeshjes.
KapiteniU Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se gjërat që ndodhin në tribuna nuk ndikojnë
te futbollistët, por tregoi arsyen pse ka protestuar te gjyqtari.
“Nuk besoj se ka qenë problem. Në fushë jemi profesionist. Flakadanët nuk kanë qenë
problem. Janë të rrezikshme flakadanët se nëse e prek ne trup ndonjërin.
Trajneri i tyre më shau kur unë protestova tek gjyqtarët. I thashë se një trajner nuk duhet ta shajë një futbollistin, por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, tha anëtari i Napolit pas ndeshjes.
Amir Rrahmani tha se tek rasti i tij duhej që të akordohej penallti.
“Ishte penallti. Më mbajti me dy duart. Normalisht është penallti. Por, nuk e shikuan
gjyqtarët. Jemi të zhgënjyer sepse mund të barazonim pikët”, deklaroi kapiteni
i Kombëtares së Kosovës.

Të ngajshme

Ish-futbollisti shqiptar arrestohet në Francë për shitje të kokainës – thotë se mbeti pa punë dhe e bëri “për idare”

KushtrimGuraj

Shefi i FIFA-s në rrezik për postin – raportohet se i premtoi Marokut finalen e Botërorit 2030 për të shpëtuar karrigen

KushtrimGuraj

Rrufeja vret një futbollist, plagos 12 të tjerë në Tajlandë

KushtrimGuraj