Telenews

Analistët: Dështimi i planit të sekuencimit e dërgoi dialogun në vdekje klinike

Brukseli është adresa dhe rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Me këtë qëndrim pajtohen edhe palët në dialog, por në kryeqendrën evropiane, pas sulmit terrorist serb në Banjskë, nuk është mbajtur më asnjë takim i nivelit të lartë.

Për herë të fundit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar më 10 shtator të vitit 2023.

Mungesa e takimeve, sipas vëzhguesve të procesit të dialogut vjen për shkak të paaftësisë së ndërmjetësuesve.

“Nga shtatori i vitit të kaluar ku është shtrirë në spital përfundimisht dialogu, ka ndodhur kur ka dështuar plani i sekuencimit. Nëse shtylla kryesore e dialogut ka qenë marrëveshja e Brukselit respektivisht Ohrit, ndërkaq ndërmjetësit nuk kanë qenë të zotët me e sekuencu mënyrën se si zbatohet kjo marrëveshje edhe dialogu e ka humbur kuptimin e vet të paktën në këtë periudhën e fundit”, ka deklaruar analisti, Dibran Hoxha.

Hoxha thotë se në qendër të dialogut duhet të jetë marrëveshja bazë, ndërsa pasardhësin e emisarit Miroslav Lajçak e këshillon që të mos e ndjekë strategjinë e sllovakut.

Në anën tjetër ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Blerim Canaj, thotë se ka qenë e ditur se gjatë verës do të bllokohet procesi i dialogut.

“Do të kemi një status-quo ashtu, në këtë periudhë dhe do t’i kemi deklaratat e famshme me të cilat tentohet të futet Kosova në presion për implementimin e marrëveshjeve, por jo vetëm Kosova, por edhe Serbia njëjtë”, ka deklaruar Canaj.

Ish-diplomati thotë se për mungesën e sukseseve, fajin e mban Bashkimi Evropian, përfshirë Josep Borellin dhe Miroslav Lajçakun. Për pasardhësin e sllovakut Canaj thotë se duhet të ketë qasje tjetër nëse dëshiron të korrë suksese.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani