Telenews

Analistja amerikane Ivana Stradner kërcënohet nga zyrtarë të Qeverisë serbe: Asgjë e re nga lojërat e KGB-së dhe UDBA-së

Analistja amerikane Ivana Stradner njofton se ka marr kërcënime nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.

Stradner me anë të një shkrimi në Twitter tregon se kërcënimi ka ardhur me aryetimin se po prishet imazhi i Serbisë. Ajo thekson se nuk është asgjë e re përveç se nga lojërat e inteligjencës së KGB-së ruse dhe UDBA-së serbe.

“Sapo pranova një kërcënim nga zyrtari i lartë i Qeverisë serbe dhe se pas konsultimeve, këtë javë mund të nisin një aktakuzë penale kundër meje për cenim të reputacionit të Serbisë. Asgjë e re nga lojërat e inteligjencës së KGB/UDBA”, njofton ajo.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj