Telenews

Analistja politike Kimete Berisha akuza të rënda për Vjosa Osmanin

Analistja e politikës, Kimete Berisha ka sulmuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha tha se presidentja Osmani ka ardhur në pushtet duke mohuar ushtarët e UÇK-së e duke përdorur ish-presidentin Rugova për së vdekuri.

“E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti”, shkroi Berisha.

Tutje, Berisha e quajti Osmanin “të poshtër e banale”.

 

Postimi i plotë i Kimete Berishës:

Tezja presidente që na thotë se ‘lufta e Ukrainës është lufta jonë’!

Jo teze. Lufta jote po shihet.

U bëre Presidente duke i mohuar ushtarët e UÇK-së

(duke e përdorur Rugovën për së vdekuri dhe duke i mashtruar ata që të mbështetën: herë Sejdiun e herë Mustafën)..,

E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti.

S’të vjen inat: jo që je ‘e poshtër’, por që je banale!

Se të jesh ‘e poshtër’ e të mos vërehesh – është marifet.

Hajde vëllain…e kuptoj…por nuk e kuptoj pse njeriu normal e shkatërron karrierën e vet për një ose më shumë teze…

Nuk është e mundur ta duash tezen aq shumë, sa të turpërohesh publikisht për të…!

Por, askush nuk e shkatërron veten për teze por për paret që i menaxhon tezja.

Tezja është pare.

Komandantja e Ministrisë së Bujqësisë…!

P.S. Thjesht, marrëzi:

– Ta blesh me pushtet – dështimin…

ta blesh me t’njofshëm – turpin.

(Vërejtje: Di edhe më zi – por s’po dua).

Të ngajshme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Valon Murseli i PDK-së ngre shqetësime: Dy muaj pritje për auditimin, ndërsa Komuna ndan 2 mijë euro subvencion

Rrezarta Ramaj