Telenews

Ancelotti me këmbë në tokë: La Liga është e gjatë, nuk jemi kampionë

Reali Madridit ka mundur Vajadolidin të shtunën mbrëma 0-3 në një takim të vendosur nga golat e Kilyan Mbappe.

“Los Blancos” kanë dominuar dhe kanë fituar me lehtësi. Këtë e ka pranuar dhe trajneri Carlo Ancelotti, me italianin që është shfaqur i qetë dhe i kënaqur, duke mos kursyer as batutat.

MBAPPE – “Ai kontribuon shumë për ne. Ai ka rritur ritmin dhe është e qartë se ai është një plus për Realin e Madridit”.

NGA 2-5, NË LIDER? – “Duhet të kemi ekuilibër. Liga është shumë e gjatë për të menduar se ka mbaruar. Tani kemi një avantazh të vogël dhe shpresojmë ta përfitojmë”.

MOMENTI I MIRË – “Kemi fituar një dinamikë të mirë. Duhet të vazhdojmë dhe të përmirësojmë dobësitë që kemi treguar më pare. Nuk ka ndonjë sekret të veçantë veç punës. Kemi analizuar çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë keq dhe kemi rregulluar mangësitë e shfaqura. Jo plotësisht por rëndësi që po përmirësohemi”.

LIGA E KAMPIONEVE – Trajneri i Realit është ngacmuar edhe për ndeshjen në Champions kundër Brestit. “Objektivi ynë nuk ndryshon, pavarësisht se kemi siguruar një vend në “play off”. Shkojmë për të fituar dhe për të parë se çfarë do të ndodhë më pas në short. Skuadra e theksova është në një dinamikë pozitive dhe shpresoj të vijojmë me këtë ritëm. E respektojmë Brestin, por ne kemi objektivat tanë”.

 

Të ngajshme

AIP kërkon nga KQZ dhe partitë politike që të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë zgjedhjeve

KushtrimGuraj

Në gjendje të dehur dëmtoi qëllimisht me traktor objektin e “TV Syri”, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

KushtrimGuraj

“Ata po manipulojnë pamjet”, Real Madridi ‘shpërthen’ pas penalltisë që iu dha Atletico Madridit

KushtrimGuraj