Telenews

ANGLIA FITON NDAJ ZVICRËS, SHAQIRI ASISTON PËR KËTA TË FUNDIT

Anglia ka shënuar fitore ndaj Zvicrës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Wembley”.
“Tre Luanët” triumfuan 2:1 ndaj “helvetikëve” në një ndeshje ku te Zvicra startuan Xhaka e Shaqiri.
E ky i fundit ishte protagonist në golin e mysafirëve.
Ishte minuta e 22-të kur Shaqiri krosoi bukur në zonë dhe Embolo me goditje të saktë me kokë kaloi Zvicrën në epërsi.
Sekondat e fundit të pjesës së parë ishin fatalë për Zvicrën, teksa Luke Shaw shënoi një gol të bukur për të barazuar shifrat.
Në minutën e 78-të, Harry Kane përmbysi gjithçka kur realizoi nga penalltia.
Pas kësaj ndeshjeje, Zvicra rikthehet në Cyrih, aty ku pas tri ditëve do të luajë një tjetër ndeshje miqësore, kësaj radhe ndaj Kosovës.

Të ngajshme

Gol dhe asist, Qazim Laçi në 11-shen e javës në Superligë

Valjeta Turkaj

Rrahmani shënon gol në Çeki me Sparta Pragën

Rrezarta Ramaj

Do jetë fans i Mercedesit, Messi me familja shkojnë për të shikuar garën e Formula 1

Rrezarta Ramaj