Telenews

Antidroga zbarkon në Podujevë – Policia arreston një të dyshuar, konfiskon marihuanë

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksioni është zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prishtinë, në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”, pas pranimit të informatave se një person dyshohej se merrej me shitblerje të lëndëve narkotike.

I dyshuari është lokalizuar në një lokal në qytetin e Podujevës, ku gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime me lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Personi i arrestuar, me inicialet F.S., mashkull kosovar, është intervistuar nga hetuesit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Të ngajshme

Mërgimtarja nga Gjermania lëndohet në Zip Line në Rugovë, babai akuzon për neglizhencë

Rrezarta Ramaj

Çfarë risi do të sjellë finalja e Botërorit?

Rrezarta Ramaj

Cila është data juaj me fat? Horoskopi zbulon ditën që mund t’ju sjellë lajme të mira javën e ardhshme

Rrezarta Ramaj