Telenews

Apeli i GjKKO-së nuk pranon ankimimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në qeli ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Sipas burimeve të A2CNN, Apeli i GjKKO-së vendosi mospranimin e ankimimit që kishte bërë Meta, ç’ka rrjedhimisht bën që ish-presidenti të mbetet në qeli.

Kujtojmë se Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GjKKO-së vendimin e datës 13 gusht, kur Gjykata e Posaçme e la në burg të njëjtin.

Gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, më 13 gusht e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye ish-Presidenti vijon të mbahet si i paraburgosur në burgun 313.

Të ngajshme

Mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

KushtrimGuraj

Agim Veliu kërkon dorëheqje dhe zgjedhje në parti: Humbjet e rënda s’mund të kalohen me heshtje, LDK-së i duhen fitues

KushtrimGuraj

AME-ja përditëson të dhënat: Disa rajone sot u përballen me vërshime, disa ishin të qeta

KushtrimGuraj