Telenews

Arbana Osmani “hakmerret” publikisht ndaj Xhemi Shehut

Arbana dhe Xheni Shehu jo rrallë janë përfolur në rrjetet sociale për miqësinë e fortë të tyre.

Dy mikeshat e ngushta, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, vijonë me batutën e nisur pak ditë me parë në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, dy moderatoret, zhvilluan një bisedë virtuale në Instagram përmes postimeve në story. Gjithçka nisi nga një ndjekës i Arbanës, i cili e pyeti moderatoren “Pse e ke lënë Xhemin pas dore”.

“Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të re, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”- ishte përgjigja e Arbanës, ku kishte etiketuar edhe Xhemin.

Kjo e fundit u përgjigj përmes një fotoje me shoqen e saj krahas së cilës shkroi:  “Pasojat e të lënit pas dore janë këto”.

Kështu Arbana, e cila e ripostoi storyn e Xhemit, reagoi përsëri se “e ka gjetur dhe shumë më të bukur se unë”.

Por së fundmi Xhemi është rikthyer në Shqipëri, dhe këtë gjë na e zbuloi vetë Arbana. Në një foto që kjo e fundit ka postuar në Instagram, dy moderatoret duket se janë takuar, ndërsa Xhemi shfaqet duke ngrënë.

“E paska lënë pa ngrënë ajo tjetra”- shkruan Arbana krahas fotos, duke shkaktuar të qeshura edhe te ndjekësit e saj.

Kjo nuk është hera e parë që dy miket bëjnë batuta e bëhen virale në rrjetet sociale.

Të ngajshme

Arrestohet në Algjeri, një nga personat më të kërkuar në Evropë

Yllka Gashi

U kritikua nga fansat, reagon Ariana Grande: E kisha vendosur më parë!

Yllka Gashi

Si dy pëllumba, Brikena dhe Mateo shfaqen më të dashuruar se kurrë

Yllka Gashi