Telenews

Arifi: Dy milionë eurot s’janë transferuar ende nga Qeveria e Kosovës për Luginën

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. ka thënë se dy milionë eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës ende nuk janë transferuar.

Arifi thotë se kjo situate është shqetësuese, pasi sipas tij, do të vështirësoj edhe realizimin e dy milionë eurove për pesë muajt e mbetur të vitit.

“2 milion eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022, ende të patransferuara në buxhetet e komunave shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka shkruar Arifi.

“Kjo situatë aktuale përveç është shqetësuese, do të vështirësoj gjithashtu dhe realizimin e 2 milion eurove për pesë muajt e mbetur të vitit”.

Ai shtoi se vonesa e transferimit të mjeteve krijon vështërsi për realizimin e projekteve.

“Vonesa e transferit të mjeteve shkakton vështirësi edhe në realizimin e projekteve për këtë vit, rrjedhimisht të detyruar projektet do të duhet të shtyhen për vitin e ardhshëm; gjë që i dëshpëron qytetarët”.

“Projektet e planifikuara si mëposhtë, do të adresojnë nevojat më elementare të banorëve preshevarë dhe janë paraparë të realizohen me mjetet e dedikuara nga Qeveria e Kosovës”.

Të ngajshme

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Rrezarta Ramaj

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Rrezarta Ramaj