Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë e Veriut, në vazhdën e pranimit të informatave nga ana e qytetarëve, në disa lokacione në Komunën e Zubin- Potokut në fshatin Banovë dhe Prevllak, sot ka gjetur armë, municion si dhe mjete të tjera ilegale.
Si rezultat, janë ndërmarrë veprime policore duke kryer kontroll në rastet si në vijim:
RASTI I
Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar, janë gjetur dhe janë sekuestruar:
– 4 pushkë të ndryshme,
– 3 radio lidhje,
– 1 kamerë,
– 223 fishekë të ndryshëm, uniforma ushtarake si dhe pajisje për pastrimin e armëve.
RASTI II
Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– 1 pushkë pa leje,
– 3 fishekë.
Në këtë lokacion është hasur personi M. R. (1972) i cili është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit ai është liruar, ndërsa do të hetohet për veprën panel “armëmbajtje pa leje”.
RASTI III
Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi tjetër të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– 1 armë AK-47,
– 3 karikatorë,
– 88 fishekë të armës së gjatë,
– 1 granatë dore M75 (prodhim jugosllav).
Rasti IV
Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– 1 armë AK-47
– 19 fishekë
Rasti V
Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– 1 pushkë M48 (e çmontuar)
– 1 pushkë të gjuetisë
– 33 fishekë
Rasti VI
Njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– 1 mekanizëm i armës së gjatë M-48,
– 1 thikë – bajonetë,
– uniforma ushtarake.


Në vendin e ngjarjes, në rastin III, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë tërhequr mjetin eksploziv në mënyrë të kontrolluar.
Policia bën me dije se të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë policinë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

