Telenews

Arrestohen tre persona në Ferizaj, vodhën kabllo të rrymës

Mbrëmë, në orën 20:20 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi ” në Ferizaj, në shkollën e mjekësisë e cila është në ndërtim, ishte duke u kryer një rast i vjedhjes.

Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe në flagrancë kanë kapur tre persona të dyshuar të cilët ishin duke vjedhur kabllo të instalimit elektrik të objektit.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, përkatësisht në Njësinë e Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 29, E.P (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe M.A (M/K) i moshës 20 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë” . Vlera e dëmit sipas anukuesi përllogaritet të jetë njëzetmijë (20.000) euro”.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj