Telenews

Arrestohet 62-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e qengjave në Prizren

Policia ka arrestuar një 62-vjeçar nga fshati Serbicë e Poshtme, i dyshuar për veprën penale të “vjedhjes së rëndë”, pas hetimeve lidhur me vjedhjen e disa qengjave në fshatin Pirane të Prizrenit.

Sipas njoftimit policor, më 23 qershor rreth orës 13:00, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin me inicialet D.T., i cili dyshohet se më 14 qershor kishte vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1,000 euro.

Hetimet kanë zbuluar se qengjat e vjedhur më pas ishin shitur te persona të ndryshëm.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa është iniciuar edhe kallëzim penal.

Në vazhdim të veprimeve hetimore, më 24 qershor, policia ka arritur të gjejë tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas përfundimit të procedurave ligjore, kafshët e sekuestruara iu kthyen pronarit të tyre.

Të ngajshme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj