Telenews

Arrestohet i dyshuari për dhunim e vajzës së mitur në Skenderaj

Një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një vajze të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 7 qershor 2026, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 10 qershor.

“Skenderaj / 07.06.2026 – 03:00. Më 10.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se viktima është e mitur dhe se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Po, vajza është e mitur. Personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, tha Preteni.

Përndryshe, nuk ka detaje të tjera për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe moshës së viktimës, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Të ngajshme

KEDS-i jep detaje mbi matësit e energjisë, që u dogjën në lagjen Dardania

Rrezarta Ramaj

Në Javën e Lëvizjes, Vetëvendosje nderon kujtimin e Arbënor Deharit

Rrezarta Ramaj

Guerot: Lojërat Mesdhetare, rast që Kosova të dëshmohet para botës

Rrezarta Ramaj