Telenews

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal janë kërcënuar.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Raportohet se ai e ka kanosur kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal gjatë një diskutimi mbi planin rregullues të një lagjeje të Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal)”, thuhet në raportin policor.

source

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj

Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Rrezarta Ramaj

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj