Telenews

ARRESTOHET NË KOSOVË NJË SHTETAS I HUAJ I KËRKUAR NGA INTERPOLI

Sektori i Hetimeve Rajonale, Drejtoria Rajonale te Policisë në Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka kryer një operacion policor me ç‘rast është arrestuar një person me inicialet A.A (1973 ) shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
Toger Ismet Hashani, nga Zyra Rajonale për Informim Publik ka bërë me dije se pas arrestimit të njëjtit i është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit dhe me pas i njëjti është sjellë në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe pas njoftimit mbi arsyen e arrestit dhe të drejtat e personit të arrestuar, i njëjti me vendim te prokurorit të shtetit nga prokuroria themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë.
Rasti do t’i referohet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan për procedura të mëtutjeshme.

Të ngajshme

Përfundon takimi me Presidenten, Escobar dhe Lajçak takojnë krerët e opozitës

Furtuna Zejnullahu

Hoxha: Rrezikshmëria në punë për policët nuk është paguar në tre muajt e fundit

Donat Hashani

Përfundon takimi me Osmanin, Escobari dhe Lajçaku takojnë krerët e opozitës

Furtuna Zejnullahu