Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot gjatë ditës kanë vazhduar hetimet. Është bastisur një lokacion aty është gjetur arma… operacionet kanë vazhduar në lokacione të ndryshme. Në fshatin Tërpezë të Malishevës është arrestuar i dyshuari”, tha Bytyqi.
Ai vrau dje 48-vjeçarin Beqir Morina, për motive ende të panjohura.
Siç njofton Policia, për ta kryer vrasjen përdori një pushkë automatike nga një veturë në lëvizje.

