Telenews

Arrestohet një burrë në Ferizaj për terrorizëm

Një burrë është arrestuar në Ferizaj i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës pasi ështe i dënuar për terrorizëm.

46 vjeçari është dënuar me burgim prej 2 vite e 5 muaj, për veprën penale “ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, po qe nuk iu është përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një deklarate për media.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00, në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.H (M/K), i moshës 45 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë,  për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste  ’’ me dënim burgimi prej, 2 vite e 5 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari është dërguar në burg.

Tutje, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngajshme

Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

Blearta

Hamza iu drejtohet qytetarëve: Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim – “Ofertat” në minutat e fundit janë lojë politike

Blearta

Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacione

Blearta