Telenews

Arrestohet një person në Gjakovë kapet me marihuanë dhe kokainë

gjakove:-policia-bastis-nje-shtepi,-37-vjecari-kapet-me-kokaine-e-marihuane

Një person është arrestuar në orët e mbrëmjes në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit nga njësitet policore tek i njëjti janë gjetur substanca të dyshuara narkotike, transmeton Telenews.al.

Policia njofton se tek i dyshuari, mashkull kosovar, janë sekuestruar 21 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe 4.05 gramë substancë e dyshuar e llojit kokainë.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse antidrogë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj