Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual” ndaj një gruaje. Rasti ka ndodhur më 1 qershor 2026, rreth orës 10:25.
Pas procedurave hetimore dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.
“SULM SEKSUAL, Podujevë / 01.06.2026 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lire”, thuhet në njoftimin e POlicisë së Kosovës.

