Telenews

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se ishte nisur të sulmonte një person

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Suharekë dhe të njëjtit ju është gjetur një armë dhe katër fishek në automjetin e tij.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, lokalizimi I të dyshuarit kishte ardhur pasi një femër është ankuar se i dyshuari ishte nisur drejtë ambulantes së fshatit Studencan për të sulmuar vëllain e saj.

“Stacioni Policor Suharekë nga një ankuese (femër) ka marr informacion se një i dyshuar është nis i armatosur në drejtim të ambulantes së fshatit në fshatin Studencan të Suharekës, për të sulmuar vëllain e saj. Polica ka reaguar menjëherë dhe e ka lokalizuar të dyshuarin. Gjatë bastisje së automjeti, në bagazh është gjet një pushkë gjysmë automatikë , ndërsa në gjepat e tij janë gjet katër fishek”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me urdhër të prokurorit është bastisë edhe shtëpia e të dyshuarit në të cilën janë gjetur 13 fishek dhe 8 krehër të fishekëve.

Ndërsa, Arma, municioni dhe provat tjera janë sekuestruar , i dyshimti me urdhër të prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë./

Të ngajshme

Qeveria e nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderë të viktimave pas tërmetit në Turqi e Siri

Miftar Zejnullahu

Fotoja e tyre u bë virale, nxirren nga gërmadhat motër e vëlla

Miftar Zejnullahu

Qeveria e Kosovës sot zhvillon mbledhjen e radhës, por çfarë do flitet?

Miftar Zejnullahu