Telenews

Arrestohet një person në Viti për ar`mëmbajtje pa leje

arrestohet-nje-person-ne-viti-per-ar`membajtje-pa-leje

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit H.N. (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar) me vendbanim në qytetin e Vitisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale:

Një (1) armë e gjatë AK 47 me një karikator e kalibrit 7.62×39 mm,
Një pushkë gjahu kalibrit e markës Remington e kalibrit 280 rem,

Njëqind e dhjetë (110) fishekë të kalibrit 280 rem,

Një (1) pushkë ajrore.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa  autorizuar të armëve’’ nga neni 366 i KPRK-së.

Të ngajshme

Shembja e rrugës, KOSTT njofton se akoma nuk ka mundur ta kthejë furnizimin me rrymë në një pjesë të Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 30 mars

Rrezarta Ramaj

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa energji për mbi nëntë orë, probleme edhe në trafik

Rrezarta Ramaj