Telenews

Arrestohet një person pasi dyshohet për shpërthimin e veturës së U.D drejtorit të QKUK-së

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin B.K. në Podujevë, pasi dyshohet se i kishte vënë zjarrin veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Osmani më 30 prill të këtij viti.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se operacioni për rastin në fjalë është duke vazhduar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës ka arrestuar një person B.K. në  Podujevë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”  nga neni 367 par. 2 të KPRK-së, ‘Zjarrvënia’ nga neni 322 par. 2 të KPRK-së dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 par 1 të KPRK-së, i cili ka ndodh me datë 30.04.2025 në oborrin e QKUK-së, kundër veturës  se UD Drejtorit të QKUK-së, operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar  në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit.

Prokuroria shton se organet e rendit mbeten të përkushtuara për të zbuluar motivet dhe zbardhjen e rastit në tërësi.

Të ngajshme

A ka votë LDK për Qeverinë Kurti? Haziri: Na i kanë kontaktu deputetët, kolegët kanë tregu

KushtrimGuraj

Themelimi i Speciales, Kajtazi: Nëse nuk do të krijohej, do ta akuzonim Thaçin si frikacak

KushtrimGuraj

Kosova ngel prapa, KE-ja lëshon fondet e reja për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut

KushtrimGuraj