Telenews

Arrestohet një person, sulmon një grua të cilën më pas e godet një veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Drenasi nën dyshimin se ka sulmuar një grua.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se viktima pastaj është goditur nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK, ku tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është cilësuar si “Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje” teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

source

Të ngajshme

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj

Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua

KushtrimGuraj