Është arrestuar shoferi që goditi me veturë dy motoçikleta te ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë të hënën.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.
Në këtë aksident ishin përfshirë një veturë dhe dy motoçikleta, ku lëndime pësuan dy drejtuesit e motoçikletave.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe dy motoçikletave. Si pasojë, dy drejtuesit e motoçikletave meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

