Telenews

Arrin Milano – Alfa Romeo e parë elektrike

Alfa Romeo ka prezantuar SUV-in më të vogël në gamën e vet, nga i cili pritet të jetë “bestselleri” më i ri i kësaj marke italiane.

Bëhet fjalë për Alfa Romeo Milano, krosoveri kompakt elektrik dhe aktualisht modeli më i vogël në ofertën e prodhuesit italian, transmeton Telegrafi.

Shfaqja e tij do të duhej të ishte një sinjal që brendi italian ka një qasje të re nën menaxhimin e Stellantis, që do të thotë është investuar shumë në teknologji të avancuar.

Dritat e përparme janë të ndara, që është një trend në industrinë moderne të automobilave, dhe përveç ngjyrave tërheqëse të pamjes së jashtme, klientët do të mund të zgjedhin fellne me një pamje të veçantë me diametër deri në 20 inç.

Kabina ka një dizajn modern dhe teknologji moderne. Aty janë dy ekrane me diagonale 10,2-inç, ku i pari zëvendëson instrument tabelën analoge, kurse i dyti shërben si sistem multimedial i veturës.

Në Alfa Romeo pretendojnë se Milano është vetura më e gjerë në kategorinë e saj. Megjithatë, ekzistojnë kufizime kur bëhet fjalë për bazën mekanike që e ka edhe Jeep Avenger dhe Fiat 600.

Të ngajshme

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo –

KushtrimGuraj

Pa gomë rezervë në veturë? Ja çfarë duhet të bëni –

KushtrimGuraj

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi