Telenews

Arrin në 9 mijë e 500 numri i të vdekurve nga tërmeti

Ekipet e pakta të shpëtimit punuan gjatë natës në Turqi dhe Siri, duke nxjerrë trupa të tjerë nga rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti katastrofal. Numri i të vdekurve u rrit të mërkurën në më shumë se 9 mijë e 500, duke e bërë tërmetin më vdekjeprurës në më shumë se një dekadë.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë tha se numri i të vdekurve të vendit ishte rritur në 7108, duke e çuar totalin në 9 mijë e 638, përfshirë viktimat e raportuara në Sirinë fqinje, që nga tërmeti i së hënës dhe pasgoditjet e shumta, raporton Associated Press, transmeton Telenews.al

Numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria në Siri është rritur në 1250, me 2054 të lënduar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Të paktën 1,280 njerëz kanë vdekur në veriperëndimin e kontrolluar nga rebelët, sipas reaguesve të parë vullnetarë të njohur si Helmetat e Bardha, me më shumë se 2,600 të plagosur.

Ky ishte tërmeti më i rëndë se ai që ndodhi në Nepal në vitin 2015 ku vdiqën 8 mijë e 800 persona.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg –

KushtrimGuraj

Dua Lipa reklamon produktin e saj të ri në New York

Rrezarta Ramaj

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj