Telenews

Arsenali e mposht Liverpoolin në një thriller që prodhoi pesë gola (VIDEO)

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Gabriel Martinellin, në minutën e 1’, derisa Liverpooli rezultatin e barazoi në minutën e 34’, me Darëin Nunez.

Bukayo Saka, u përkujdes që në fund të pjesës së parë ta dërgojë edhe njëherë në epërsi Arsenalin.

Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti që ta barazojë rezultatin për herë të dytë, me Roberto Firminon, në minutën e 53’.

Ndërsa për golin e fitores për topçinjtë, u përkujdes Saka, në minutën e 76’.

Arsenali pas fitores kalon në vendin e parë me 24 pikë, pas nënntë ndeshjeve, derisa Liverpooli, renditet në pozitën e 10-të me 10 pikë.

Të ngajshme

10 vjet pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi mbeten nga brezi i parë i Kosovës –

KushtrimGuraj

Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes së madhe –

KushtrimGuraj

Raphinha jep sinjalin e madh për të ardhmen te Barcelona –

KushtrimGuraj