Telenews

Arsenali ndalet përsëri

Arsenal ka ndarë pikët me Brentfordin.

‘Topçinjtë’ nuk arriti të fitojë ndeshjen e kësaj xhiroje në Premier Ligë, pasi u ndal në barazimin 1:1 ndaj Brentford.

Ndeshja u konkretizua me mundësi shënimi nga të dy skuadrat.

Arsenali kishin rastet e tyre, por edhe mysafirët.

Ata madje në pjesën e parë arritën të godasin edhe shtyllën e Aaron Ramsdale.

Ekipi i Mikel Artetës u munduan me çdo kusht të zhbllokonin sfidën, por hasën në një mbrojtje mirë të organizuar të Brentford.

Kështu pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në 45 minutat e dytë sulmi i Arsenalit vazhdoi të insistojë për të gjetur golin.

Po rridhte minuta e 67’ kur Leandro Trossard arriti të zhbllokoj gjithçka.

Pas një asistimi të mirë nga Bukayo Saka, belgu tundi rrjetën e mysafirëve.

Por, Brentford befasuan liderin, duke barazuar rezultatin.

Në minutën e 74’ Ivan Toney realizoi me kokë.

Me këtë barazim Arsenali mban vendin e parë me 51 pikë, kurse Brentford pozicionohen në vendin e tetë me 34 pikë.

Të ngajshme

10 vjet pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi mbeten nga brezi i parë i Kosovës –

KushtrimGuraj

Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes së madhe –

KushtrimGuraj

Raphinha jep sinjalin e madh për të ardhmen te Barcelona –

KushtrimGuraj