Telenews

Artistja e njohur diagnostikohet me kancer në tru

Jennifer Finch, basiste dhe vokalistja e grupit L7, është diagnostikuar me kancer në tru.

59-vjeçarja njoftoi diagnozën e saj tronditëse të hënën në një deklaratë të përbashkët me grupin.

“Mikja jonë e dashur e grupit, motra dhe shoqja Jennifer Finch është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit në tru”, ndau L7 në rrjetet sociale.

Pas operacioneve të shumta dhe komplikimeve serioze, Jennifer tani ka nevojë për kujdes të gjerë mjekësor, rehabilitim dhe mbështetje profesionale në shtëpi.

Grupi gjithashtu njoftoi një fushatë GoFundMe për të ndihmuar në mbulimin e tarifave mjekësore dhe për t’i lejuar Finch të jetojë në shtëpi gjatë trajtimit të saj.

Të ngajshme

Tayna dhe Dhurata Dora në studio, publikohet një sinjal për bashkëpunim

Rrezarta Ramaj

Alarm në Han të Elezit: 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 4 dërgohen në QKUK

Rrezarta Ramaj

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i brendit ASOS

Rrezarta Ramaj