Telenews

Asambleja Parlamentare e NATO nis punimet, Kosova prezente me shpresë për avancim të statusit

Në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mbahet mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës po merr pjesë në diskutimet e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, por gjatë zhvillimit të punimeve do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draft raporte, përfshirë edhe për Kosovën

Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar. Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës, për avancim të statusit.

Kjo është agjenda për sot:

1. Qëndrimi në zhvillim i mbrojtjes ajrore dhe raketave të NATO-s nga Utku CAKIROZER (Turkiye),

2. Lufta e Rusisë dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën nga Rick LARSEN (Shtetet e Bashkuara),

3 Ballkani Perëndimor: Sfida të Përtëritura të Sigurisë në pragun e NATO-s nga Lord Mark LANCASTER (Mbretëria e Bashkuar).

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani