Telenews

ASK: Familja Jashari mirëpriti regjistruesit e popullsisë

Agjenica e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se është regjistruar familja e komandatit legjendar, Adem Jashari.

Në njoftimin e ASK-së, thuhet se regjistrimi është kryer me sukses.

Kujtojmë se procesi i regjistrimit të popullsisë do të vazhdojë deri më 17 maj.

Njoftimi i plotë:

Familja Jashari mirëpriti regjistruesit e ASK-së

Kryefamiljari i familjes, z. Rifat Jashari me shumë kënaqësi hapi dyert dhe mirëpriti stafin e ASK-së për ta kryer Regjistrimin e Popullsisë (ReKos2024).

Familja legjendare, Jashari, përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar, e gjatë procesit nuk mungoi mirëpritja nga ana e tyre me ç’rast u falënderuan nga stafi i ASK-së për të cilët ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në përmbylljen e këtij projekti.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj