Telenews

ASK-ja tregon sa çifte u shkurorëzuan në vitin 2022

Gjatë vitit 2022 në Kosovë u shkurorëzuan më shumë se 2 mijë e 80 çifte.

Kështu është bërë e ditur nga raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin e kaluar.

Prizreni është komuna me numrin më të madh të ndarjeve, ku 209 çifte bashkëshortore zyrtarisht e ndryshuan statusin e tyre martesor.

Për dallim nga prizrenasit, në qytetin e Ranillugut e Zubin Potokut numri i shkurorëzimeve është zero, sipas këtyre te dhënave.

658 çifte të cilët vendosën të shkurorëzohen kishin kaluar 5-9 vite bashkë jete martesore.

Ndërsa 135 çifte që kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë e kaluan bashkë 25 vite vendosën të shkurorëzohen pas më shumë se dy dekada.

Ne kete raport rezultojnë edhe 35 cifte qe nuk festuan as përvjetorin e pare te martesës.

Sipas këtij raporti të ASK-së, grup moshat të cilat më së shumti u përballen me këtë dukuri janë 30-34.

Vetëm gjatë vitit 2022, 431 çifte të kësaj moshe janë shkurorëzuar.

Ndërsa grup mosha nen 19 vjeç ka vetëm 9 raste.

Ne vazhdimësi, sociologet theksojnë se janë shumë faktor social e ekonomik të cilët bëjnë që një vendim i tillë të merret nga bashkëshortët.

Të ngajshme

Dyshimi për mjet shpërthyes, policia e konfirmon të vërtetën

Donat Hashani

Zeka: Nëse s’bëhet Ligji për ta vënë nën kontroll Specialen, ish-krerët e UÇK-së do të dënohen (VIDEO)

Donat Hashani

Mjet i dyshuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, policia rrethon vendin e ngjarje

Donat Hashani